Greqia do te njohe Kosoven?!

Greqia do te njohe Kosoven?!

Duket se shteti fqinj, Greqia, do të jetë shteti i radhës, i cili do të njohë pavarësinë e Kosovës. Këtë e ka bërë me dije ambasadori i Greqisë në Kosovë, Dimitris Moschopoulos, në një intervistë për të përditshmen kosovare “Koha Ditore”.

“Greqia do ta njohë shtetin e Kosovës jo pse është shtet i mirë, por për faktin se njohja do të jetë në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon”, -ka thënë ambasadori Dimitris Moschopoulos.

Ambasadori grek është shprehur se shteti i tij dëshiron që Kosova të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Po ashtu, Moschopoulos ka deklaruar se Greqia dëshiron që secili vend anëtar i BE-së të njohë Kosovën si shtet i pavarur.

I pyetur se kur do të vijë njohja nga Greqia, ambasadori Moschopoulos nuk ka dhënë një datë. Ai është shprehur se nuk e di se kur Greqia do ta njohë Kosovën, por se ekziston dëshira e mirë për një gjë të tillë.

Ambasadori i Greqisë ka folur edhe për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për vendimin e fundit për pranimin e vizave “Schengen”, për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama