Greqia kercenon Gjermanine me...

Greqia kercenon Gjermanine me...

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, ka kërcënuar se Gjermania do të përballet me një valë emigrantësh, në rast se nuk e mbështet sa duhet vendin e tij.

“Nëse nuk mbështesni propozimin e Greqisë, duhet ta dini që emigrantët do marrin dokumente dhe do shkojnë në Berlin,” tha Panos Kammenos gjatë një takimi të partisë “Grekët e pavarur”.

Madje ai shtoi se nëse mes emigrantëve do të ketë edhe anëtarë të Shtetit Islamik, faji do jetë i Europës që po mban këtë qendrim ndaj Greqisë.

Këtë paraljmërim e bëri të premten edhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias.

Ai tha se nëse vendi i tij falimenton, do bëhet porta e miliona emigrantëve dhe qindra xhihadistëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama