Masat e reja synojnë të gjenerojnë të paktën 4 miliardë Euro ose 5.5 miliard Dollarë, në të ardhurat dhe kursimet e vitit 2010. Greqia ka qënë nën presionin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian dhe tregjeve financiare për frenimin e shpenzimeve, pasi qeveria e re që erdhi në pushtetit vitin e kaluar zbuloi se deficiti buxhetor ishte rreth 13 për qind e prodhimit të brendshëm bruto (GDP-së).
Masat e reja përfshijë rritjen me 2 për qind të TVSH-së, rritje të mëtejshme të taksave të karburantit, taksave mbi cigaret dhe alkoolin si dhe ulje të shpenzimeve që buzheti jep për pagat e nënpunësve civile që mund të konvertohet në heqjen e pagesave për ditët e pushimit. Masa përfshin gjithashtu edhe heqjen e pagës së 13 dhe 14.
"Këto janë masat të egra dhe më të vështira që një qeveri ndërmerr që nga vendosja e demokracisë në vend në vitin 1974", tha zëdhënësi i qeverisë duke iu referuar rënies së diktaturës ushtarake greke. Ai shtoi se ne jemi të vendosur ta implementojmë këtë paketë masash pavarësisht kostos politike që do të ketë.
Kryeministri grek, Jorgos Papandreu kalon paketën e masave në qeveri, dy ditë para se ai të udhëtojë drejt Gjermanisë ku do të takojë Kancelaren Angela Merkel, nga e cila natyrisht pret mbështetje, si kryetarja e shtetit më të madh të zonës së Euros.
Ndërkohë sindikatat në vend paralajmërojnë protesta. Greqia është duke kaluar një nga periudhat më të vështira ekonomike. Kjo po reflektohet edhe në mënyrën e jetesës së mijëra emigrantëve shqiptarë në Greqi. Siç shkruan sot Deutsche Welle shumë prej tyre janë duke marrë rrugën e kthimit ç'ka pritet të rrezikojë seriozisht edhe ekonominë e brishtë shqiptare.
Gazeta Shekulli