Ditën e sotme është konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje paszgjedhore mes partisë që fitoi shumicën në zgjedhjet e së dielës, Syriza dhe partisë ANEL ose Grekët e Pavarur, të cilët do të bashkëqeverisin duke pasur 162 vende në parlament. ANEL është një parti e djathtë që drejtohet nga Panos Komenos, i cili ka konfirmuar sot arritjen e marrëveshjes për koalicion paszgjedhor.
Nga ana e tij, Tsipras ka sqaruar se do të bisedojë me organet institucionale të BE-së për një zgjidhje jetike të çështjes greke. Ai ka deklaruar se Trojka tashmë është diçka që i përket së kaluarës dhe se do të zbatojë një politikë sociale për popullin grek duke rritur pagën minimale duke ulur çmimet e energjisë për familjet e varfra, duke hequr taksën e pronës dhe duke anuluar masat për reduktimin e rrogave dhe pensioneve. Përveç këtyre sfidave Tsipras pritet të gjejë përpara gjatë negociatave të vështira partnerët europianë dhe sidomos kancelaren Merkel, që kërkojnë prej tij zbatimin e reformave.