Greqia seshte me partnere strategjike?

Greqia s'eshte me partnere strategjike?

Greqia është vendi i katërt në radhë sa i takon shkëmbimeve tregtare me vendin tonë. Vendin e parë e mban Italia me 37%, thuhet në të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Në vend të dytë është pozicionuar Turqia me 7.2% të totalit të shkëmbimeve tregtare kurse në vend të tretë është Kina me 6.5%. Greqia ka zbritur në vend të katërt me 6.2% të totalit të shkëmbimeve.

Ekspertët argumentojnë se kriza ekonomike në Greqi është arsye pse tregjet shqiptare zgjedhin vende të tjera dhe jo fqinjin e tyre që prej vitesh ka qenë një prej dy vendeve me shkëmbimet më të mëdha tregtare. Turqia konsiderohet si alternative e mirë, por edhe me Kinën shkëmbimet kanë njohur rritje sidomos pas marrëveshjes për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama