Greqia u rikthehet pretendimeve per varret

Greqia u rikthehet pretendimeve per varret

Greqia u është rikthyer pretendimeve për varret e ushtarëve grek në territorin e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Jorgos Sulas gjatë përkujtimit të luftës Greqi-Itali, ka kërkuar që në Shqipëri të ketë më tepër kërkime për varrezat e ushtarëve grekë. Ish-sekretar i parlamentit grek bëri thirrje që t’u jepet më shumë prioritet varreve greke, duke përmendur ekzistencën e një varri masiv në Përmet.

“ Të ketë kërkime më të shumta për varret e ushtarëve grekë. Jemi në dijeni për një tjetër varr masiv në Përmet”, u shpreh Sulas gjatë një deklarata të mbajtur me rastin e përkujtimit të rezistencës ndaj Italisë fashiste. Lufta Greqi-Itali zgjati nga 28 tetori i vitit 1940 deri më 23 prill të vitit 1941. Kjo ishte kundërpërgjigjja e parë e suksesshme kundër Aksit (Gjermani, Japoni dhe Italia).

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama