Greva e British Airways rrezikon pushimet e shqiptareve

Greva e British Airways rrezikon pushimet e shqiptareve
Ishte sindikata e stjuardeseve qe votoi pro greves pasi kompania British Airways kishte hartuar nje plan per shkurtimin e 1200 vendeve te punes. James Von Der Flic zedhenes i kompanise British Airways, i kontaktuar nga tha Top Channel tha se greva do te preke edhe fluturimet drejt Tiranes. “Ne do te bejme c’eshte e mundur per t’u ofruar data alternative fluturimi, atyre qe kane rezervuar biletat me kompanine tone. Gjithashtu klientet tane duhet qe te na dergojne te dhenat e sakta te adreses se postes elektronike sebashku me numrat e telefonit ku mund t’i kontaktojme”, shtoi zedhenesi Flic. Drejtuesit e kompanise British Airways jane shprehur te gatshem per te vazhduar negociatat me sindikaten e stjuardeseve. Nuk dihet ende nese do te mund te arrihet nje mirekuptim mes paleve gjate diteve ne vazhdim, qe do te coje ne anulimin e greves e cila do ta trondise akoma me shume kompanine British Airways qe per pak i shpetoi falimentimit disa muaj me pare. Gjate gjysmes se pare te vitit 2009, kjo kompani shenoi 292 milion sterlina humbje.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama