Eros Grezda ka realizuar në derbin e Zagrebit. Mesfushori ka hapur siparin e golave për skuadrën.Takimi mes Lokomotivës së Zagrebit dhe NK Zagrebit ka përfunduar me rezultatin e pastër 2-0. Shqiptari i ka dhënë avantazhin vendasve në minutën e34´-t, ndërkohë që Çoriç ka dyfishuar shifrat në të 60-ën.
Ky është goli i nëntë për mesfushorin e U-21, që është zëvendësuar në minutën e 73´. Në fushë nga minuta e parë ka qenë edhe Çekiçi që është larguar në të 78´-ën.