Që nga ajo kohë, bashkëpunimi i ngushtë i tyre ka dhuruar koncerte të paharruara, si ai i Hyde Park të Londrës, në Central Park të Nju-Jorkut, në Torre Eiffel të Parisit e atij në Sheshin e Kuq të Moskës. Maestro Andrea Griminelli ka dhënë koncerte në teatrot më prestigjioze të botës, që nga Teatro alla Scala të Milanos tek "Carnegie Hall" të Nju-Jorkut; ka bashkëpunuar gjithashtu me këngëtarë, si: Sting, Elton John, James Taylor, Bradford Marsalis, Ian Anderson dhe Jethro Tull.
I sapokthyer nga një turne i gjatë në Amerikën e Jugut, maestro Griminelli do të ekzekutojë për publikun e Tiranës pjesë nga Schubert, Dvorak, Chaminade, Morlaçhi, Doppler, Chopin, Bizet/Borne. Do të shoqërohet në piano nga Irene Veneziano, një pianiste e talentuar me të cilën ka ekzekutuar disa recitale, një nga të cilat edhe me këngëtaren e famshme Amii Stewart.
Nga Gazeta Metropol