“Eksperienca na ka treguar që kjo është periudha më e mirë për të nisur vaksinimin. Fushatat nisin në fund të vjeshtës por për shkak të ndryshime klimaterike kemi hyrë në sezonin e gripit sezonal pasi që nga momenti që aplikohet vaksina duhet së paktën dy javë që trupi të fitojë imunitet” – shtoi Pipero.
Sipas drejtorit të politikave, Piperos anëtarët e shoqërisë që duhet të vaksinohen të parët janë fëmijët dhe të moshuarit, pasi për shkak të imunitetit të tyre të dobët janë të predispozuar të preken nga gripi i stinës.