Grizman bamiresi me fanellen qe veshi ndaj Shqiperise

Grizman, bamirësi me fanellën që veshi ndaj Shqipërisë

Antuan Grizman ka treguar se është një futbollist shumë i veçantë, sidomos me gjestet jashtë fushës së lojës, ku ai shquhet shpesh për vepra bamirësie.

grizman

Gjatë Euro 2016, ai tërhoqi vëmendjen kur i dhuroi topin e ndeshjes Francë-Irlandë, në të cilën shënoi dy gola, djalit të një polici të vrarë në një sulm terrorist në Paris.

Pas Europianit, Grizman i ka dhuruar fanellën që mbajti veshur në ndeshjen kundër Shqipërisë fondacionit "Muco 29", i cili mbledh fonde për kërkime mjekësore që kanë lidhje me sëmundjet e fëmijëve.

grizman ankand

Në atë ndeshje, Grizman shënoi të parin nga 6 golat e tij në këtë Europian, ku fitoi "Këpucën e Artë" dhe u shpall "Lojtari i Turneut".

grizman

Në ankandin e organizuar nga "Muco 29", fanella e Grizman u shit për 3020 euro. Kjo është një shifër shumë e lartë duke pasur parasysh se fanellat e lojtarëve që nxirren zakonisht në ankande të tilla bamirësie të kësaj shoqate, sigurojnë maksimumi një mijë euro.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama