Antuan Grizman do të mbahet mend gjatë me "gjelat" pas dopietës që shënoi ndaj Gjermanisë, duke i eliminuar nga "Euro 2016".
Grizman shënoi golin e parë me 11-metërsh në fund të pjesës së parë, ndërsa realizoi golin e dytë në minutën e 72' të pjesës së dytë.
Pas kualifikimit të bluve në finale me Portugalinë, Grizman ia dedikoi fitoren shokëve të skuadrës. "Kjo është fitorja e një grupit",-tha ai sipas mediave franceze.
Aktualisht, Grizman numëron 6 gola në Europian dhe ndodhet 3 gola larg rekordit që mbahet nga Mishel Platini.
Duke folur për krahasimin me legjendën e futbollit francez, Grizman u shpreh se: "Jam akoma larg Platinisë, shpresoj që një ditë t'i afrohem atij. Atmosfera ishte e shkëlqyer, publiku ishte i shkëlqyer",-tha ai pas ndeshjes.