Akullnajat prodhojnë ajsbergë natyralisht, por shtrirja e ndryshimeve në akullnajën Petermann në vitet e fundit i ka kapur shumë ekspertë në befasi.
"Ky nuk është një kolaps, por sigurisht që është një ngjarje e rëndësishme", tha Eric Rignot nga NASA.
Disa vëzhgues të tjerë kanë shkuar më tej. "Është dramatike. Është shqetësuese", tha për Associated Press Andreas Muenchoë nga Universiteti i Delaëare.
"Ne kemi të dhëna prej 150 vjetësh dhe shohim ndryshime që nuk i kemi parë në të shkuarën", ka shtuar Muenchoë.
Megjithatë, kjo ngjarje nuk pritet të ketë një ndikim mbi nivelin e deteve pasi akulli është zhvendosur tashmë.