Gruaja e Bin Laden Prane Islamabadit qe ne 2003

Gruaja e Bin Laden: Prane Islamabadit qe ne 2003
Osama bin Laden jetonte prej vitit 2003, në një fshat pranë qytetit Haripur, jo shumë larg Islamabadit. Kështu ka konfirmuar një prej grave të kryeterroristit, gjatë marrjes në pyetje pas operacionit të famshëm që coi në ekzekutimin e liderit të Al Kaedës.

Sipas burimeve të hetuesisë, Amal Ahmed, gruaja e re e Bin Ladenit tha se përpara se të transferoheshin në Abbottabad, në fund të vitit 2005, shefi i Al Kaedës ka jetuar me familjen e tij për dy vjet në Chak Shah Mohammed Khan, pranë kryeqytetit pakistanez. Zyrtarët thonë se Osama la qendrën tribale për të shkuar për të jetuar në një zonë të banuar. Për vite të tëra forcat amerikane dhe pakistaneze kërkuan terroristin në zonat tribale në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama