Gruaja e Territ i kerkon keshilla Viktorias
- Botuar: 15 vite më parë
- Shkruar nga:
"Çfarë dreqin duhet të bëj?" - ka pëshpëritur Toni në telefon, kjo sipas asaj që shkruan "The Sun". "Duhet të flasësh me Xhonin dhe të shohësh nëse mund të arrish të shpëtosh martesën - i është përgjigjur ish-Posh spice - dhe mbi të gjitha nëse do ta shpëtosh".
Xhon Terri, ditët e fundit, po e bombardon gruan e tij me sms, ku i kërkon ta falë dhe të kthehen sërish bashkë. Por, Toni, që pas fjalëve të para mbi marrëdhënien e burrit të saj me modelen Vanessa Perroncel, në atë kohë e fejuar me ish-shokun e Xhonit, Wayne Bridge, ia ka mbathur në Dubai për të reflektuar dhe e ka detyruar burrin t'i qëndronte larg derisa të vendoste ajo. Këtë javë, gjithsesi, Xhoni duhet të takonte gruan për një sqarim, shkruan tabloidi britanik.
"Toni e sheh Viktorian si protagonisten e këtyre historive për këtë arsye ka dashur të flasë me të para se të marri një vendim", - ka thënë një burim. "Viktoria i ka thënë që javën e ardhshme do të jenë më të vështirat e jetës së saj. Por, duhet të flas me Xhonin dhe të dëgjojë se çfarë ka ai për të thënë".
Viktoria, që kohë më parë duhet të bënte llogaritë me lidhjen mjaft të përfolur të burrit të saj me Rebeka Los, nuk është e re për të dhënë këshilla për koleget: plot 2 vjet më parë, Cheryl Kol, këngëtare dhe grua e Ashli, dhe ai mbrojtës i Çelsit i kërkoi ndihmë, pasi burri i saj pati një lidhje të shkurtër me një parukiere.
Gjithnjë sipas tabloidit britanik, Viktoria nuk arrin të kuptojë se përse të gjitha i drejtohen asaj për t'u dhënë ndihmë dhe për t'u qartësuar idetë: "Ajo dhe David janë parë si një çift model nga të gjithë - ka thënë përsëri burimi, i cili është anonim - nuk ka asnjë që më mirë se ajo mund të shpjegojë ulje - ngritjet që kalohen kur je i martuar me një kampion të futbollit anglez".
Nuk është ama vetëm solidariteti femëror, në gjithë këtë histori; pas vendimit të Kapellos për t'ia hequr shiritin e kapitenit Territ, ai ka marrë telefonata solidariteti nga miqtë e tij Kevin Spacey, David Bekham dhe Wayne Runi. "Rri i qetë, është gjithçka në rregull, për këtë janë miqtë e vërtetë", i kanë thënë shokët e kombëtares.
Nga : Shekulli.com.al