Gruaja ideale

Gruaja ideale
Ja karakteristikat kryesor që duhet të ketë një femër që të merret seriozisht në konsideratë nga një mashkull. Për shumë prej tyre, gruaja ideale duhet të dijë të kujdeset për veten, të ketë një stil të sajin e të gjejë kohën për miqtë dhe familjen. Të hysh në mendjen e një njeriu është krejtësisht e pamundur, imagjinoni për të gjithë njerëzit, megjithatë një femër mund t’i afrohet modelit të preferuar. Lisa Daily është autorja e një manuali që i ndihmon lexuesit që të gjejnë njeriun e duhur. Ajo thotë se ka zbuluar disa karakteristika kryesore që duhet të ketë një femër që të merret seriozisht në konsideratë nga një mashkull.

Sipas kësaj autoreje, gruaja ideale duhet të dijë të kujdeset për veten, të ketë një stil të sajin e të gjejë kohën për miqtë dhe familjen; një femër që të adhurojë aventurën dhe të shijojë kënaqësitë e jetës, përfshirë ëmbëlsirat dhe shëtitjet në park në ditët me diell. “Meshkujt ëndërrojnë femrat që e shikojnë të fejuarin e tyre si thelbin e jetës. Dhe që të mos presësh burrin e duhur për të nisur jetën”.
Të jesh seksi është një koncept i cili ndryshon, ndërsa lidhja vijon me kalimin e kohës. Në fillim një femër duhet të shmangë komentet seksuale dhe duhet të flirtojë me një mospërfillje të dukshme, si për shembull duke prekur duart apo gjunjët, thotë Daily. Ndërkohë, kur lidhja bëhet më serioze dhe natyrshëm edhe më intime, atëherë edhe shprehjet e saj të dashurisë duhet të jenë edhe më të dukshme. Pra, kur arrijmë në një farë pike, mirë do të ishte edhe një ngacmim me këmbë nën tavolinë.

Është normale që tashmë në shekullin XXI askush nuk pret më natën e parë të martesës për të bërë seks, por gjithsesi hera e parë është një hap shumë i rëndësishëm për një çift dhe akoma shumë femra nuk arrijnë ta kuptojnë se sa arrin të influencojë seksi në dinamikat e një raporti, thotë Daily. Kur femrat bëjnë seks, “çmendet një hormon i quajtur oxitocina, që sipas disa shkencëtarëve i bën ato të duken edhe më të dëshiruara në sytë e partnerëve të tyre. Nëse bëhet shumë shpejt, ekziston rreziku që lidhja mund të mos zhvillohet përtej shtratit. Ai mund të zhduket shumë shpejt. Por kur duhet të bëhet? Mirë është që të pritet të paktën një muaj nga fillimi i historisë”, - këshillon Daily.

Mbështetja

Ajo duhet ta ndihmojë që të bëjë një figurë të mirë, thotë Daily, duke qeshur me shakatë e tij dhe të shkëlqejë në momente të rëndësishme. Është pothuaj e kotë të themi që të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe ai.

Mendimi

Ky është një moment shumë i rëndësishëm. Meshkujt urrejnë të jenë nën presion. Është më mirë ta shmangni që t’i merrni në telefon, t’i çoni pafundësisht SMS gjatë ditës apo t’i bëni pyetje për të ardhmen. Më mirë do të ishte nëse do të hiqnit nga fjalori juaj fjalën martesë. “Meshkujve nuk i intereson tua matësh pulsin në çdo moment, - shkruan në librin e saj Daily. - Ata preferojnë që t’i lënë gjërat të rrjedhin natyrshëm”.

Liria

Një femër e rregullt nuk toleron sjellje të papërshtatshme. Meshkujt i respektojnë femrat që i kontrollojnë ata për të mos kryer veprime për të cilat do të paguanin në të ardhmen. Nëse ai e di që të tradhtosh është një gabim shumë i rëndë, atëherë do t’ju respektonte më shumë. Një femër perfekte duhet të ketë një mënyrë sjelljeje, nuk duhet të shoqërohet kurrë me meshkuj të martuar apo të lidhur.

Zgjedhja

Kjo do të thotë që ajo duhet të kërkojë një mashkull serioz e të besueshëm, që të dijë ta trajtojë me ndershmëri dhe sinqeritet. “Sjelljet e mira janë një dritare mbi atë që një mashkull është realisht”. E njëjta sjellje duhet të jetë edhe në raport me paranë, një prej motiveve për të cilat shpesh çiftet grinden.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama