Një grua angleze, e cila ka këmbë shumë të mëdha që peshojnë rreth 60 kg, tashmë ka një jetë të re pasi iu amputua një nga gjymtyrët gjigande. Mandy Sellers lindi me një trup normal, por me këmbë shumë të mëdha dhe rritja e tyre vazhdoi me kalimin e viteve. Ky çrregullim e ka bërë shumë të vështirë jetën për të sepse i ka shkaktuar sëmundje të njëpasnjëshme. Operacioni për amputimin e këmbës së majtë është kryer në janar të vitit 2010 dhe tani Mandy thotë se jeta e saj “është më e mirë se kurrë më parë”.
“Jeta ime ka ndryshuar rrënjësisht sepse nuk sëmurem si më parë”, shprehet gruaja angleze.
Gjithsesi, ky operacion nuk garanton mosrritjen e gjymtyrës tjetër. Vetëm në vitin 2007 doktorët zbuluan se Mandy vuante nga sindroma Proteus, sindromë që e kanë vetëm 200 njerëz në të gjithë botën dhe që shkakton rritje jo të rregullt të pjesëve të ndryshme të trupit.