Gruaja merimange

Gruaja 'merimange'
Ma Jei, një grua kineze, ka mahnitur turistët kur u ngjit në murin 21.5 metra të lartë të një kështjelle në Kinën Lindore, vetëm për të mos paguar biletën e hyrjes, 3 euro. Ma Jei, e cila nuk kishte litar apo pajisje sigurie, u tha vizitorëve se ajo ishte rritur në Nanjing, duke ngjitur muret e kështjellës Zhonghau që fëmijë, dhe kurrë nuk kishte paguar për të hyrë. Por kuraja e saj frymëzoi edhe turistë të tjerë, ku dy ranë nga muri duke thyer këmbët dhe tre të tjerë u desh të shpëtoheshin nga policia.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama