Shënkolli s'njeh blofe, ruan kreun Shënkolli nuk njeh blofe dhe dje ka regjistruar fitoren e radhës në fushën e vet duke mundur Albpetrolin 3-0. Lezhjanët vazhdojnë të kryesojnë dhe kur kanë mbetur edhe tri javë nga fundi, janë shumë pranë historisë, ngjitjes në Kategorinë e Parë.
Vendësit sulmojnë me forca të shumta që në fillim dhe krijojnë raste, por nuk finalizojnë. Miqtë tërhiqen në gjysmëfushën e tyre, nga ku ndërmarrin ndonjë kundërsulm sporadik, por pa rezultat.
Në të 40-ën, pas një topi të gjatë të portierit vendës, sfera përfundon në zonën mike dhe aty e kontrollon Çeku, i cili krijon hapësirën e nevojshme dhe godet fort duke shënuar, 1-0. Pjesa e dytë është edhe më e fortë se e para, pasi vendësit kërkojnë thellimin e rezultatit.
Në të 68-ën janë vendësit që sulmojnë rrezikshëm, topi kthehet nga mbrojtja dhe Mirdita që nga rreth 35 metra gjuan fort dhe topi ndalet në rrjetë. Vendësit nuk ndalen dhe realizojnë edhe golin e tretë. Në të 86-ën, pas një sulmi të shpejtë Rub.Danaj e tregon klasin e tij duke trefishuar me një gol spektakolar që mbylli gjithë takimin. Preng Gjikola
Shënkolli-Albpetroli 3-0
Golat: Çeku 40', Mirdita 68', Rub.Danaj 86'
Shënkolli: Rin.Danaj, Mataj, Liçaj, Hidri (Nekaj 76'), Mashi, Mirdita, Tuci (Dodaj 65'), Isaraj, Pjetrushi (Lekaj 76'), Çeku, Rub.Danaj. Trajner: A.Bruka
Albpetroli: Kapaj, Mbjeti, Deçka, Xh.Arapi, Abazi (Naçi 70'), Andoni, K.Arapi (Islamaj 46'), Hatia, Hidershai, Dhrami, Përnezha (A.Dhrami 76'). Trajner: A.Kurti
Kartonë të verdhë: Çeku 49'/ Xh.Arapi 49', Abazi 68'
Gjyqtarë: R.Muska, M.Shazivari, J.Kraja (Tiranë)
Vëzhgues: K.Brahja (Tianë)
Delegat: I.Shordja (Tiranë)
Sukthi fiton sfidën e mbijetesës, Luzi nuk reziston
Sukthi arrin të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Vendësit kanë fituar duelin ndaj një rivali direkt si Luzi Junaited. Shkëmbi në minutën e 8-të i hap rrugë fitores së Sukthit me një gol të bukur. Teksa pritej dyfishimi i rezultatit nga vendësit, miqtë befasojnë duke barazuar me anë të Bangoura. Në fraksionin e dytë, vendësit hidhen të gjithë në sulm për të shënuar. Sulmuesi kryesor i Sukthit, Tavani, i jep fitoren skuadrës së tij me golin e shënuar në minutën e 63-të. Pavarësisht 3-pikëshit, Sukthi mbetet në zonën e ftohtë. Armando Subashi
Sukthi-Luzi Junaited 2-1
Golat: Shkëmbi 8', Tavani 63'/ Bangoura 27'
Sukthi: Haxhi, Gashi, Mara, Koleci, Hodo, Torra, Adm.Koleci, Konduri (Barçi 55'), Tavani, Shkëmbi (Voja 78'), Taullau. Trajner: D.Mehmeti
Luzi: Veliu, Boriçi, Dore, Masha, Diop, Bangoura, Inziaga, Kamberi, Patozi, Çullhaj, Meta. Trajner: L.Lusha
Kartonë të verdhë: Hodo, Torra/ Çullhaj
Partizani B vuan me Vorën, Hasa kapet me anësorin
Ka qenë një ndeshje e bukur, e fortë dhe mjaft e tensionuar ajo e zhvilluar dje ndërmjet Partizanit B dhe Vorës. Partizani zhbllokon rezultatin me fillimin e pjesës së dytë me anë të Vatnikajt, por Demiri barazon për vorakët në të 60-ën duke e futur lojën në episode interesante. Vetëm në të 82-ën vjen supergoli i Jaupajt që ka nderuar Partizanin duke i dhënë fitoren 2-1. Në minutën e dytë shtesë, Hasa i të kuqve ka shtyrë me duar anësorin duke protestuar dhe është ndëshkuar me kartonin e kuq. Me këtë 3-pikësh, Partizani B mbetet në vendin e tretë. Abdulla Dushku
Partizani B-Vora 2-1
Golat: Vatnikaj 49', Jaupaj 82'/ Demiri 60'
Partizani B: Hoxha, Qaqi, Atanda, Mema, Vidoviç, Lleshi, Krasniqi (Ismaili 74', Karameto 90'), Limani, Vatnikaj, Hasa, Jaupaj. Trajner: G.Tomori
Vora: Sejdini, Mullaj, Metaj, Gurra, Elezi (Jakupi 46'), Fuçia, Kacnija, Brahimaj, Çaushllari, Merdini, Demiri (Hoti 66'). Trajner: G.Çani
Karton i kuq: Hasa 90+2'
Gjyqtarë: I.Zhuli, D.Vrapi, A.Zalla (Tiranë)
Kevitan pa mëshirë, portieri heq bluzën për protestë
Ndeshja ndërmjet Kevitanit dhe Internacionalit ka nisur me një minutë heshtje në nderim të bashkëshortes së trajnerit të Internacionalit, Agim Bedini, që u nda nga jeta katër ditë më parë. Kevitan fitoi 7-1 duke ruajtur ritmin në ndjekje të Shënkollit që është në krye. Katër gola ka shënuar ish-futbollisti i Partizanit, Mateus Levendi, i cili dje ka qenë në ditën më të mirë. Nga minuta e 40-të, Internacional ka luajtur me 10 lojtarë, pasi portieri Biduli ka marrë kartonin e dytë të verdhë, pasi ka hequr bluzën në shenjë proteste ndaj arbitrit.
Abdulla Dushku
Kevitan-Internacional 7-1
Golat: Levendi 2', 21', 87', 90', Gjeçi 40', Pjetri 62', E.Muça 89'(a)/ Laçi 55'
Kevitani: Malaj, Hajdari, Rapo, Vataj, Islami (E.Muça 81'), Hyseni, Asllani (Farruku 77'), Pjetri, Saliaj, Levendi, Gjeçi (Kosova 65'). Trajner: Y.Shehu
Internacional: Biduli, Bregasi, Shefqeti (Mema 40'), E.Muça (Hasalla 90'), Haka, Meta, Dini, S.Shkreta, Emini, D.Muça (Shtimja 46'), Laçi. Trajner: K.Agolli
Kartonë të verdhë: Gjeçi 40'
Karton i kuq: Biduli 39', 40'(2v)
Gjyqtarë: S.Bebja, F.Mata, Xh.Mani (Tiranë)
Vëzhgues: S.Kalleshi (Shijak)
Delegat: A.Kamberi (Shijak)
Egnatia nuk dorëzohet, bën "poker" ndaj Gramshit
Egnatia rikthehet te fitorja ndaj Gramshit duke realizuar "poker". Një 3-pikësh që i mban sërish rrogozhinasit në garë për vendin e dytë. Në të 17-ën është Bakiasi që ekzekuton bukur një goditje dënimi dhe topi përfundon direkt e në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet me një tjetër ekzekutim perfekt të vendësve, kësaj radhe nga Karaj që dyfishon rezultatin. Në minutën e 65-të do të vijë edhe goli i tretë me autor mesfushorin Baholli që gjuan nga 20 metra jashtë zone dhe gjen të papërgatitur portierin mik. Sfida mbyllet me golin e katërt të shënuar nga Bejko. Aldo Buzi
Egnatia-Gramshi 4-0
Golat: Bakiasi 17', Karaj 42', Baholli 65', Bejko 84'
Egnatia: Rexhepaj, Bakiasi, Doçi (Kashari 81'), Bejko, Kullolli, Gjyla, Karaj, Baholli, Vata (Mahmuti 80'), Myftaraj, Lapi (Lapardhaja 66'). Trajner: M.Deda
Gramshi: Koçi, Topalli, Paplekaj, Pinari, Duraku, Goga, Dollani, Ukaj, Kaca (Zaimi 81'), Marishta (Tata 66'), Zogu. Trajner: Sh.Lleshanaku
Karton i verdhë: Karaj 73'
Gjyqtarë: E.Hoxha, D.Përndreca, E.Gjoka (Lezhë)
Vëzhgues: Sh.Balliu (Poliçan)
Delegat: F.Shkupi (Durrës)
Veleçiku turpëron Tiranën B, bardheblutë mbeten në fund
Vazhdon seria e rezultateve negative për Tiranën B në ndeshjet brenda fushe. Edhe dje, bardheblutë kanë zhgënjyer me paraqitjen e tyre dhe janë mundur 4-0 nga Veleçiku. Skuadra e drejtuar nga Alimehmeti vazhdon të renditet në vendin e fundit duke rrezikuar seriozisht rënien. Denis Çokaj në të 19-ën dhe 28-ën ka befasuar vendësit, të cilët duhet thënë se e kishin marrë lehtë këtë takim. Atëherë kur pritej reagimi, janë sërish miqtë që do të befasojnë duke e thelluar rezultatin edhe më tej. Osmani dhe Hasaj realizojnë nga një gol duke mbyllur historinë. Shkëlqim Hasani
Tirana B-Veleçiku 0-4
Golat: D.Çokaj 19', 28', Osmani 76', Hasaj 79'
Tirana B: Çaka, Lala, Shpuza, Lamçe, Meti, Milori (Zajmi 46'), Idrizaj (Kurti 46'), Milla (Maçi 77'), Sallaku, Mezini, Kaloshi. Trajner: K.Alimehmeti
Veleçiku: Lopçi, Zmijani, B.Çokaj, Plishta, Marsheta, Gokaj (Zymeri 84'), Medja (Çekaj 87'), Osmani (Leka 79'), D.Çokaj, Peposhi, Hasaj. Trajner: B.Duli
Kartonë të verdhë: Mezini 43', Maçi 91'/ Gokaj 51', Çokaj 68', Osmani 70'
Gjyqtarë: A.Stafa, E.Ropi, M.Lluka (Vlorë)
Vëzhgues: V.Lutaj
Delegat: A.Xhema