UPDATE/ Rezultatet e Grupit B janë zhgënjyese për Shqipërinë. Dy sfidat e luajtura mbrëmjen e së hënës mundësuan kualifikimin e Uellsit në vendin e parë në këtë grup me 6 pikë dhe të Anglisë në vendin e dytë me 5 pikë.
Në vend të tretë renditet Sllovakia me 4 pikë, e cila është më pranë kualifikimit për në 1/8 si ekipi më i mirë i katër vendeve të treta.
Ndeshjet e këtij grupi priteshin me interes për Shqipërinë, e cila pas tri pikëve të marra një natë më parë ndaj Rumasisë, pret përfundimin e rezultateve për të mësuar gjendjen e pikëve dhe numrin e golave për t'u kualifikuar për në turin tjetër.
Sllovaki - Angli 0 - 0
Anglia e mbylli në barazim pa gola ndeshjen e luajtur në "Stade Deoffroy Guichard". Anglezëve u vlente edhe një barazim për të siguruar kalimin e Grupit B. Anglezët morën një pikë në ndeshjen e parë ndaj Rusisë, ndërsa në takimin e dytë mundën Uellsin me rezultatin 2-1. Një pikë ndaj Sllovakisë u siguronte atyre kualifikimin, paçka se renditen në vendin e dytë.
Rusi - Uells 0 - 3
Uellsi dominoi lojën që në minutat e para të lojës. Goli i Ramseit i dha avantazhin në minutën e 11´, ndërsa Tejlor dyfishoi rezultatin në minutën e 20´.
Goli i sigurisë për Uellsin u shënua nga Garet Bejl në minutën 67´. Ndërsa rusët nuk mundë të bënin asgjë në këtë takim, veçse t'i gëzoheshin në ndeshjen e parë ndaj Anglisë.