Gruri ankohen prodhuesit shqiptar Po sfidohemi nga nje kompani serbe

Gruri, ankohen prodhuesit shqiptar: Po sfidohemi nga nje kompani serbe

Gruri me origjinë nga Serbia është vënë sërish në qendër të kritikave, pas deklaratës së kryetarit të shoqatës së Mullinjve në Kosovë, Misin Voci i cili tha se një kompani me origjinë serbe nëpërmjet doganës së Kosovës po ushqen shqiptarët me miell që prodhohet nga gruri i destinuar për ushqim kafshësh.

E njëjta gjë është shprehur më herët nga përfaqësues të industrisë së miellit në Shqipëri, të cilët ankohen se një kompani serbe po i sfidon me biznesin e tyre, për më tepër të dëmshëm për shëndetin e popullsisë.
 
Burime për A1 Report thonë se disa përfaqësues të firmave më të mëdha të miellit në vend janë në bisedime me Ministrinë e Bujqësisë për rritjen e cilësisë së miellit që importohet në vend, propozim i cili është shtyrë për 4 herë.
 
Paradoksi është i tillë: Përse Ministria e Bujqësisë nuk aprovon propozimin që ka bërë vetë. Shtyrja e fundit, e para 2 javëve është bërë për deri më datë 31 maj. Deri atëherë, shqiptarët do të vijojnë të bombardohen me miell të lirë, por aspak cilësor.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama