Guardiola trajner i Sitit Dua kohe qe tu jap shkelma b***ve lojtareve

Guardiola trajner i Sitit: Dua kohë që tu jap shkelma b***ve lojtarëve

Ish-trajneri i Bajernit të Mynihut, Pep Guardiola është prezantuar këtë të diel me skuadrën e tij të Mançester Sitit.

175652212-a2a36f0f-5cb0-49b4-b4ee-c404582636e7

Në fjalët e tij të para si trajner i ardhshëm në Premier Ligë, Guardiola ka thënë se pretendon të arrijë ato rezultate që ka marrë me Bajernin e Mynihut në Gjermani dhe me Barcelonën në Spanjë.

"E di që do të jetë e vështirë të arrish ato rezultate në Premier Ligë që kam arritur në Spanjë, apo në Gjermani. Di gjithashtu që dikush mund të thotë se këto rezultate i kam marrë sepse kam drejtuar Barcelonën edhe Bajernin e Mynihut.

35E90BEA00000578-0-image-a-1_1467555333343

Por mendoj se mund t'ia arrijë edhe këtu dhe kam thënë "ta provojmë"",-ka thënë Guardiola para tifozëve të Mançester Sititit, intervistë e cila është transmetuar në kanalin "Siti Tv".

Duke folur për mënyrën e lojës, tekniku ka thënë se shumë e kanë pyetur se si do luajnë në Angli. "Sigurisht që kam një ide, por do ndryshojmë shumë gjëra në vazhdim",-ka thënë ai.

35E930E900000578-3672404-Guardiola_takes_to_the_stage_with_Kelechi_Iheanacho-m-22_1467557080973

Çfarë do bëjë
"I njoh lojtarët dhe cilësitë e tyre",-tha Guardiola, ndërsa kërkoi kohë për të treguar aftësitë e tij dhe për: "të kuptuar lojtarët e mi, për t'i përqafuar dhe për t'i marrë me shkelma b***ve. Një nga ëndrrat e mia kur isha futbollist, ishte të vishja këtë fanellë. Tani ëndrra ime u bë realitet",-ka thënë ai.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama