Guralumi Te clirohet energji financiare nga bizneset

Guralumi: Te çlirohet energji financiare nga bizneset
Rikthehet diskutimi per strategjine kulturore. Ne fund te majit, grupi i punes, pothuajse i njejti me ate te vitit 2006, duhet t'i dorezoje qeverise nje program administrimi dhe financimi per kulturen shqiptare. Iniciatori i diskutimit publik te strategjise, Pjeter Guralumi thote se ka ardhur koha te rishikohet dhe zbatohet Ligji "Per Sponsorizimet"

Ne debatin per politikat kulturore nuk u tha ndonje gje e re. Ndonje rektor e zevendesrektor, ndonje drejtues institucioni e ndonje regjisor, disa burokrate nga ministria e Kultures dhe ndonje i ri qe e ka heren e pare tek çarku i "politikave kulturore", u ankuan se buxhetet per kulture dalin sa per fatura dritash dhe uji. Ky takim shenon rikthimin ne publik te diskutimit per strategjine kulturore.

Ne fund te majit, grupi i punes i perbere thuajse nga te njejtet, te vitit 2006, si Mark Marku, Gentian Çoçoli, Erion Kristo etj. duhet t'i dorezoje qeverise, ne emer te ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, nje program administrimi dhe financimi per kulturen. Kjo eshte "faze e mbledhjes se sugjerimve nga grupet e interesit" dhe quhet e mbaruar kur te jete krijuar "nje pakete rekomandimesh per institucionet shteterore legjislative e ekzekutive". Shqiperia eshte vendi ku miratohen ligje te shfuqizuara, ku ngrihen strategji nga te njejtet njerez qe i rrezojne. Shtypi eshte deshmitar i kesaj ulengrihu.

Po ia leme fjalen nje protagonisti. Violonçelisti Pjeter Guralumi, qe prej disa vitesh drejton shoqaten "Miqte e Muzikes" u be iniciator i diskutimit te hapur te kesaj faze pergatitore te strategjise. Ka mbi dhjete vjet qe ka nisur kjo histori e nje programi kombetar per kulturen. Ju ne ç'pike po e rimerrni? Ka pasur disa zhvillime. Ky debat behet per te nxitur strategjine e politikave kulturore, pasi kjo pune po zgjat prej shume kohesh. Duhen vendosur pikat mbi "i" ne lidhje me strategjine, drejtimet, prioritetet dhe vizionin per zhvillimin e kultures ne vitet qe vijne. Une dhe nje grup i vogel prej pese vetesh morem incitiven e sotme. Tani çeshtja eshte ne duart e nje grupi ekspertesh prej 15 vetesh te tjere.

Ne bashkepunim me eksperte te huaj te UNDP-se, eshte ripare strategjia per kulturen, jane bere rekomandime, sugjerimet dhe rregullimet e nevojshme. Nga ana tjeter komuniteti i artisteve, akoma nuk eshte njohur me kete strategji dhe ky takim synon pikerisht njohjen dhe rekomandime te metejshme.

Vrullin i fundit e ka marre ish ministri i Kultures Bujar Leskaj, me 2005-2006. Ç'ndodhi me ate strategji?  Prezantimi i strategjise eshte nisur qysh prej vitit 2006. Por ky eshte nje produkt qe nuk mbaron me nje e dy muaj. Ne jemi ne programin e kultures 2007-2013 dhe qysh tani fillojme te thithim sugjerime, ide, nga grupe interesi ose dhe institucione te ndryshme qe merren me politiken evropiane ne fushen e kultures, per te pergatitur fushaten e programit te ri.

Dhe si raportohet kultura perballe ketyre politikave evropiane qe thoni ju, te pakten per fushen e muzikes qe e njihni me mire? Jane disa elemente per t'u pergezuar, dhe disa jane akoma ne stadin qe nuk na bejne konkurrente.Nese flasim per programin IPA, jane disa fonde qe mblidhen jo vetem nga fondi rajonal i Adriatikut, ku hyn Shqiperia, Kroacia, Mal i Zi, Bosnje-Hercegovina. Ne keto programe Shqiperia eshte ne gjendje qe te aplikoje, te marre pjese dhe te konkurroje per projekte te caktuara, ku kultura eshte e futur ne prioritetin numer dy te titulluar "Mbrojtja e resurseve natyrore dhe materiale". Kurse programi evropian i kultures 2007-2013, megjithese Shqiperia eshte vend i lejueshem per te marre pjese, akoma nuk mund te jete ne keto konkurse per aplikime ne fushen e kultures, per faktin qe nuk ka nenshkruar akoma memorandumin e mirekuptimit me BE. Une e quaj minus te punes se insitucioneve tona apo instrumenteve te tjere biletarale, per te mundesuar nenshkrimin e ketij memorandumi.

Permendet nje shifer skandaloze. Raporti 2009 i BE-se per kulturen ne Shqiperi tregon se sa pak shpenzon shteti shqiptar per kulturen e nje qytetari gjate vitit... Shteti shqiptar shpenzon 5.7 euro per fryme. eshte nje kuote e ulet por qe lidhet, le te themi, me mekanizmat e tjere te qeverisjes se nje vendi. Duhen bere perpjekje qe te lehtesohet financimi i artit permes privateve. Pra permiresimi i ligjit ne fushen e fianancimit te artit do ishte nje nga elementet lehtesuese. Se dyti, jane fondet evropiane, edhe ato jane instrumente per funksionimin integral te nje shoqerie, qofte dhe ne fushen e kultures. Edhe tek kjo pike jemi te bllokuar pasi ende nuk eshte nenshkruar ai memorandum qe ju permenda.

Konkretisht çfare propozimesh hidhni ju per strategjine ne kulture, gjithnje duke u nisur nga fusha juaj? E them qe ne fillim se ne nuk mund te presim te financohemi gjithmone dhe vetem nga Ministria e Kultures. Konkretisht per muziken, per te gjitha llojet qe levrohen ketu, duhej te kishte nje xhep te veçante ne Ministri, nje fond qe te shikohej edhe muzika nder prioritetet. Megjithate nga Ministria ne presim nje rol te rendesishem mbi Ligjin "Per Sponsorizimet". Presim te beje politika te tilla te cilat te çlirojne energji financiare nga fusha te ndryshme te shoqerise, te krijojne mundesi qe fondet evropiane te mund te jene te konkurrueshme nga shqiptaret.

Ne kete mes bizneset duhet te lehtesohen nga tatimet ne kuader te xhiros dhe jo ne kuader te fitimit. Kjo eshte ajo qe e çliron nje pjese te energjise qe bizneset mund te kene per te mbeshtetur artin. Edhe Ligji "Per Sponsorizimet" ka disa vjet qe eshte miratuar, por ndjeshmeria e biznesit ndaj kultures nuk eshte ngjallur. Biznesi per momentin nuk eshte shume i interesuar, pasi, siç e thashe, niveli i perqindjes qe i reduktohet ne taksa lidhet vetem me pjesen e fitimit te tyre. Kete motor mund ta vene ne levizje qeveria, ministrite e Kultures e te Financave.

Si do te reagonte poshte tregu i kultures - nese mund te thuhet se ekziston nje i tille - nen tavanin e ketyre politikave?

Nese flasim per tregun problemi eshte ky: ne nuk kemi treg per artin, na mungojne institucionet, mungojne tregtaret e artit, e thene ndryshe menaxheret e artit. Kemi njerez shpesh te improvizuar ne fushen e menaxhimit te artit, por nuk kemi njerez ne menaxhimin e artit prane institucioneve te medha artistike qofte ne Teatrin e Operes, ne Teatrin Kombetar etj.

Kur vjen puna, ndodh qe gjithçka keto institucione ta bejne brenda per brenda, fjala vjen deri ne çuarjen e artistit ne hotel apo marrjen me çdo element tjeter te nje produksioni artistik. Perveç mungeses se tregut te artit, element i rendesishem eshte edukimi artistik i amatoreve qe duhet te konsumojne art. Njerezit ne Shqiperi e harxhojne kohen ne kafene dhe kazino. Kjo nuk eshte me gje e re.

Gjithmone permendet me solemnitet fjala "komunitet artistesh" prej te cileve pritet sugjerim idesh. Harrohet qe artistet ne Shqiperi vetem komunitete qe nuk perbejne dhe aq me pak te jene aktiviste idesh. Ju cileve ju referoheni?

Ne hartimin e strategjive siç e tha Mark Marku ishte nje grup. Teknikisht ky forum ofron mundesine me shkrim qe secili qe mendon se ka nje kontribut per t'ia dhene ketij grupi pune, le ta depozitoje. Nga ana tjeter po ky grup asistohet edhe nga eksperte per hartimin e strategjise nga UNDP. Tek e fundit vetem prurjet dhe pjesemarrja e gjithperfshirja e grupeve te interesit do te mund te jape nje produkt. Problemi nuk qendron se po lodhemi, apo pse po zgjat kjo pune dhe hajde te shkurtojme kohe. Jemi ketu ku jemi edhe ngaqe ato mendime qe jane dhene nuk kane qendruar, jane fshire.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama