HP njoftoi gjithashtu hedhjen ne treg te desktopit te pare virtual per me pak se $1,000 per perdorues.(1)Aplikimi u demostrua sot gjate prezantimit mbi teknologjine VMware nga Drejtuesi Ekzekutiv i VMware- z. Paul Maritz. Desktopi virtual eshte nje model informatike bazuar ne server qe i mundeson perdoruesve te kompjuterit nje pervoje te vecante, ndersa siguron te gjitha aplikimet, menaxhimin dhe perpunimin e tyre ne qendren e te dhenave.
Firma e analizes Industriale IDC parashikon se kompanite do te shpenzojne rreth $100 billion deri me 2012 mbi menaxhimin dhe administrimin e serverave virtual dhe pret qe instalimet e serverave virtual te tejkalojne numrin e dergesave te serverave fizik duke filluar nga fundi i ketij viti. HP eshte prodhuesi i pare qe perballet me keto sfida duke ofruar nje infrastrukture konvergjente qe bashkon te gjitha burimet e qendres se te dhenave, duke perfshire serverin, rrjetin, aplikimin I/O, dhe desktopin.
“Drejtuesve te zyrave te IT u nevojiten alternativa per uljen e kostove nepermjet virtualizimit nderkohe qe reduktojne ceshtjet komplekse administrative,” pohoi Mark Potter zv. Presidenti dhe menaxheri i pergjithshem i Infrastructure Software dhe Blades ne HP. “Per me shume se nje dekade e gjysem, HP dhe VMware kane investuar se bashku ne teknologjite qe u mundesojne konsumatoreve te rrisin perfitimet nga aplikimet virtuale. “
Filloni te virtualizoni aplikimet tuaja
Vetem HP ju mundeson aplikim te plote virtualizimi qe nderthur pajisjet dhe programet me:
· Shperndarje efektive kostosh – nje desktop virtual qe mundeson rritje te mborjtejes se te dhenave dhe kohes operative. HP’s Virtual Desktop Reference Architecture for VMware View™ zvogelon kostot e mirembajtjes kundrejt kompjuterave tradicional.
· Ulje te kostove deri ne 50 perqind dhe permiresim te kapacitetit perdorues deri ne 33 perqind.
Informacion te tjera rreth aplikimeve virtuale do te gjeni ne: http://www.hp.com/go/virtualization.
Rritja e produktivitetit administrues
Per te lehtesuar menaxhimin e qendres se virtualizuar te te dhenave dhe per te rritur investimet e VMware, konsumatoreve u nevojiten mekanizma te perbashket. HP ne bashkepunim me VMware, po zhvillon mundesi te reja qe lidhin qendrat e te dhenave fizike dhe virtuale permes menaxhimit te unifikuar dhe automatizimit. Perfitimet kryesore te Konsumatorit jane:
· Mbikeqyrje te drejperdrejte nga administratori, permes qendres VMware , te infrastruktures fizike per te menaxhuar gjendjen e serverit, perdorimin e energjise dhe kontrollit ne distance.
· Rritje e efektivitetit te administratorit me ane te HP Operations Manager for Virtualization duke monitoruar disponibilitetin dhe performancen e te gjitha aseteve fizike dhe virtuale.
· Zvogelimin e kohes jo-operative nepermjet HP Network Automation, qe per here te pare, u lejon administruesve te rrjetit kontrollin e sistemit VMware ne vijim te mjedisit te rrjetit fizik.
· Menaxhim i thjeshtuar I te dhenave te ruajtura, duke monitoruar dhe konfiguruar HP Enterprise Virtual Arrays brenda nje pajisjeje virtuale qe perdor paketen menaxhuese HP StorageWorks Command View Enterprise Virtual Array.
· Thjeshtim dhe reduktim i rrezikut te migrimit drejt virtualizimit te klientit nepermjet perdorimit te portofolit HP Virtual Client Essentials.
HP ofron pervojen, teknologjine e perparuar, partner ekosistemi dhe sherbimet e nevojshme per te thjeshtuar projekte komplekse te aplikimeve virtuale, duke mundesuar:
· Permiresim ne menaxhimin e ambjenteve te virtualizuara ne qendren e te dhenave si rezultat i nje marreveshjeje dypaleshe nenshkruar se fundmi mes EDS, dege e HP, dhe VMware.
· Reduktim te kostove totale te pronesise dhe te rrezikut duke permiresuar praktikat me te mira te virtualizimit nepermjet HP SAN Readiness Assessment for Server Virtualization dhe paketes se re HP Migration Services for VMware vSphere.
· Shtim i zgjidhjeve optimal te virtualizimit te partneritetit per HP BladeSystem nepermjet HP Solution Builder program for BladeSystem. Ky program mundeson testim, teknologji, marketing dhe sherbime integruese nga HP per 334 partnere per te siguruar qe zgjidhjet e tyre rrisin vleren e platformave server te HP.
· Rritje e efikasitetit te rrjetit dhe ulje kostosh. Ne bashkepunim me VMware, HP po rrit standartet te hapura te industrise sic eshte Virtual Ethernet Port Aggregator (VEPA) per te siguruar nje proces per portat virtuale, kartat e rrjetit dhe pikat e hyrjes. Keto mund te menaxhohen ne te gjithe boten per te rritur vizibilitetin, permiresuar kontrollin e trafikut dhe thjeshtuar procedurat menaxhuese.
Lider boteror ne teknologjine VMware
Lider i aplikimeve virtuale, HP ProLiant DL785 G6 ka arritur rezultatet me te larta ne industrine VMware. HP zoteron serverin e certifikuar VMware, sistemin me te perparuar te ruajtjes se te dhenave, numrin me te madh te specialisteve te certifikuar nga VMware si dhe profesioniste qe mbeshtesin mjedise heterogjene. HP gjithashtu ofron rrjetin me te madh boteror “VMware” nje qender e autorizuar trajnimi per rrjetet, me me shume se 100 qendra trainimi ne me shume se 30 shtete.
Editorial contacts:
Michael Thacker, HP
+1 415 819 3115
thacker@hp.com
Rukmin Ramsuchit
Burson-Marsteller for HP
+1 415 591 4102
rukmin.ramsuchit@bm.com