Ha shpejt? Shendoshesh me kollaj

Ha shpejt? Shendoshesh me kollaj


Testi i ushqimit i bere prej kerkuesve te Laiko General Hospital te Athines, ne Greqi ishte nje sasi akulloreje prej 300 gramesh.

Vullnetareve iu dha 30 minuta kohe per ta shijuar; disa e mbaruan per pak minuta, te tjere moren gjithe kohen e nevojshme.

Kerkuesit moren kampione gjaku para konsumimit te akullores dhe nje here ne 30 minuta, per tre ore gjysme, pas perfundimit te saj.

Ne gjak u dozuan glukozi, insulina, yndyrnat dhe nivelet e dy hormoneve, peptidi YY dhe peptidi i ngjashem me glukogjenin.

Keto hormone veprojne ne tru pas disa minutash duke sinjalizuar se ushqimi duhet te nderpritet.

Ata vullnetare qe hengren akulloren ngadale kishin nivele me te larta te hormoneve, keshtu ndiheshin me te ngopur.

Ndaj, kur te hani, mundohuni te merrni te gjithe kohen e mjaftueshme, pasi reagimi i trurit vjen pas 10 ose 20 minutash nga nisja e vaktit.

Pertypni ngadale dhe perpiquni te jene sa me te kujdesshem per trupin tuaj. Mjafton edhe pak vullnet i ketij lloji per te mbajtur linjat.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama