Nuk është e largët koha kur mes ti fozëve të Tiranës dhe atyre të Skënderbeut u krijua një rivalitet i ashpër, madje deri në atë pikë sa nuk munguan as shenjat e huliganizmit mes dhunës dhe shkuljes së stolave. Por, shprehja "armiku i armikut tim është miku im" futet në lojë pikërisht tani. Janë tifozët bardheblu ata që habisin me deklaratat e tyre këtë herë, teksa i kërkojnë vetë klubit të tyre që t'u hapë portën korçarëve. Kur kampionati është futur në një fazë delikate dhe verdiktet e titullit varen nga duart e Tiranës, janë vetë tifozët që dalin në të tilla konkluzione, vetëm e vetëm që rivali i tyre i përjetshëm të mos marrë titullin kampion.
Ka mjaftuar vetëm një njoftim i klubit në faqen zyrtare në "Facebook" për axhendën e ndeshjes Tirana-Skënderbeu, që të vërshojnë komentet. Dhe nuk bëhet fjalë për një ose dy, pasi janë të shumtë ata që kanë vetëm një dëshirë: të mos shpallen kampionë të kuqtë.
Dhe kjo, sipas tyre, arrihet duke humbur me korçarët dhe fituar në derbi. Ka edhe nga ata që janë kundër, por sigurisht që maxhoranca i bashkohet këtij mendimi të çuditshëm deri diku. Është pikërisht kjo çështje që detyroi gazetën që t'i mëshonte këtij diskutimi të hapur në rrjetet sociale, pasi për të disatën herë vërtetohet që urrejtja ndaj rivalëve të përjetshëm sjell edhe opinione të tilla.
Ja komentet e tifozëve:
Ziga Ziga: Tirona me mire te luaje me te rinjte te kjo ndeshje, e ti ruaj forcat per derbin. Se piket e kesaj ndeshje nuk na duhen. Nuk eshte liru akoma ti bejme nder Partimo...
Joni Nijo: Objektivi jon i vetem eshte mosmarrja e kampionatit nga ana e mo... e keni detyrim moral tja lini Korces dhe te rrifni mo.... Do ti djegi shum fare sikur tja heqim ne kampionatin nga duret, kshuqe shifni e boni vet, neqoftese doni tifoza ne stadium hapjani porten ashiqare qe ta morin vesh ato.
Elvino Mema: Ato 25 vjet pa kampionat bojn si m... tu llap jo mo po te morin dhe kampionatin. Na e plotsoni vetem ket deshir per ke vit te pakten.
KliNti KliNton: Na e lini kete ndeshje ju tironsa, ce ne ja u lam ate vit kur binit nga kategoria. Na e beni nje nder kete radhe, respekte pe ju fan Skenderbeu.
Stiven Paco: Objektivi sezonal eshte mos te fitoj mo... kampionatin, kshu qe, hapeni porten.
Mikel Noti: Fitoni me Skenderbeun dhe Partizonin, keshtu e lani borxhin me ne tifozet.
Mirush Baholli: I bojm thirje klubit te mos luj te hapi porten qe mos te marri kampionatin Portimo...
Cun Tirone: Kthejini borxhin Korces...mos harroni 2-3 qe fitum at vit nkorc kur ishim tu ra nga kategoria. Objektivat tona kan ik me koh, as Europen se kapim dot. Me mir ta morin korcaret sesa mo...
Tiron A Ntonio: Duhet me humb se pastaj e merr mo... kupen.
Ton Beka: Nese s'fitojm kampjonatin s'na intereso kush e fito me kusht qe mos ta fitojn morrat. Nuk them hapni ko... per Korcen e thyjini per mo.., por ene po u rrafet nga Korca s'merzitena, por me morrin s'dum as barazim. Jeni cuna tqut, ene mytni mo...
Tedi Topalli: Ta humbim ndeshjen qe te mos fitoje Partizani titullin, fitojm derbin pastaj dhe mendojme per vitin tjeter qe te heqim mo... qe kemi ne ekip.
Alma Kobellari: Jam nje nga tifozet me te zjarta te Tiranes dhe ndihem keq te shohesh Tiranen ne keto pozita pa objektivin titull. Dhe kjo eshte Hera e par qe mendoj se Tirona ime duhet ti lere ndeshjen Korces per 2 arsye, e para qe mos fitoj Partizani kampionatin dhe e 2 te lajm borxhin kur ata na lane ndeshjen ne Korce para 2 vitesh dhe shpetuam renien ne kategorin. Ju si Mendoni se ndoshta gabohem?
Mirush Baholli: Hapni porten
Elio Kromidha: 1-2
Fatjon Dautaj: Ca jon kto komente mer lejani Korces. Ca tironsash jeni ju qe doni te rrifet ekipi i zemres. Te gjith kur lujn kunder Tirones thyjn komet ndersa ne ti falim. Ne kurr sna ka fal gjo njeri, ene parvjet Korca nuk lujti fort se e kishte siguru kampionatin, ne se kemi siguru Evropen. Korca ka fitu 3 her ket sezon me arbitra, ne ta falim? Tirona lu per veten e vet, nuk jena kish ku te falen Shkodra, Korca, Vlona, etj.
Shënim: Komentet janë shkëputur sikundër janë lënë nga tifozët në faqen e Tiranës në "Facebook".