HageOrganizata per Ndalimin e Armeve Kimike shtyn per ne oren 1730 vendimin per armet ne Siri

Hage,Organizata per Ndalimin e Armeve Kimike shtyn per ne oren 17:30 vendimin per armet ne Siri

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) ka nisur në Hagë diskutimet në lidhje me shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. 41 anëtarë të Këshillit Ekzekutiv të kësaj organizate ndërkombëtare, konsulente e OKB-së për armët kimike, do të vendosë mbi planin e paraqitur nga Siria në shkatërrimin e plotë të mbi 1.000 tonëve agjentë kimikë vdekjeprurës. Pjesa më e madhe e arsenalit, i cili përfshin dhe gaz sarin-mustardë, do të shkatërrohet jashtë Sirisë. Vendimi do të jepet në orën 17: 30, pak pas deklaratës publike të kryeministrit Rama.

Ndërkohë Norvegjia u bë sot vendi i parë që konfirmon se do të dërgojë personel  ushtarak në Siri për të ndihmuar OKB-në në eliminimin e arsenalit të armëve kimike të qeverisë së Bashar al-Asadit.

Ministri i jashtëm norvegjez Borge Brende tha se vendi i tij do të dërgojë një anije civile dhe një fregatë të marinës në portet siriane për të marrë stoqet e armëve kimike të cilat do të dërgohen diku tjetër për asgjësim.

Në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve Associated Press, Zoti Brende e cilësoi shkatërrimin e arsenalit të Asadit si një detyrim norvegjez. Ai i bëri komentet në Uashington, ku ndodhej për t’u takuar me sekretarin e Shtetit John Kerry dhe ligjvënës të lartë amerikanë.

Organizata e OKB-së për Parandalimin e Armëve Kimike është ende duke përpunuar planet për shkatërrimin e rezervave kimike të Asadit. Danimarka po shqyrton një ndihmë të ngjashme për transportimin e lëndëve kimike dhe është në pritje të miratimit nga parlamenti.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama