Hajdutet shqiptare ne vilen e boksierit fluturojne nga dritarja

Hajdutet shqiptare ne vilen e boksierit, fluturojne nga dritarja

Dy shqiptarë e kanë pësuar keq, kur kanë shkuar të grabisnin një vilë në qytezën e Kasorecos (Casorezzo) afër Milanos. Mësohet se, hajdutët shqiptarë kishin planifikuar të grabisnin vilën e Ëalter Ghezzi, ish-kampion i shumëfishtë i Body-Building-ut në Itali dhe ish-kampion evropian i Muay –Thai ( boksit tajlandez), pa ditur se kush ishte i zoti i shtëpisë.

 

Në momentin që shqiptarët kanë hyrë brenda ndërtesës dhe nisin të kontrollojnë sirtarët dhe dollapët, i zoti i shtëpisë ishte në banjë duke bërë dush. Sapo ka dëgjuar zhurmë nëpër shtëpi, Ëalter Ghezzi, ka dalë nga tualeti dhe ka kapur prej leckash njërin nga hajdutët dhe e hodhi nga kati i dytë. Ndërsa, shqiptari tjetër ia ka mbathur me vrap dhe ka ndihmuar shokun e tij, që me zor ecte, të hipte në makinën, me të cilën do të kryenin vjedhjen.

 

Kampioni nuk i ndoqi, sepse druhej se në inat e sipër mund t’i vriste fare dy hajdutët. Ai njoftoi karabinierinë për tentativë vjedhje, duke u dhënë edhe targën e makinës. Dy hajdutët e pafat janë identifikuar nga karabinierët dhe po punohet për kapjen e tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama