Plani ishte që ai fillimisht t’i binte ziles e më pas të hynte me forcë në shtëpi. Mirëpo dera nuk u hap nga i zoti i shtëpisë, por nga një kujdestare e re fëmijësh që ndodhej në shtëpi me 2 fëmijët e familjes, pasi prindërit nuk ishin atë natë.
Banditi e kërcënoi vajzën më pistoletë dhe, duke e vendosur me shpatulla pas murit, i kërkoi të gjitha paratë që kishte. E reja, e terrorizuar, pasi i dha disa qindarka që i ndodheshin në çantë, u përpoq t’i shpjegonte se nuk e dinte ku ndodheshin paratë e familjes.
Nga britmat e kujdestares u zgjuan dy fëmijët, mosha e të cilëve nuk dihet saktësisht. Më i madhi, jo më shumë se 7 vjeç, duke kuptuar çfarë po ndodhte, u afrua të hajduti dhe i ofroi arkën e tij të kursimeve. Në këtë moment hajduti, rreth të 20-ve, u prek nga gjesti i fëmijës dhe me një ndjenjë faji u largua duke kërkuar falje.