Hajrie Rondo e semure. Thirrje per ndihme ne rrjetet sociale

Hajrie Rondo, e semure. Thirrje per ndihme ne rrjetet sociale

Thirrje per ndihme ne rrjetet sociale per aktoren Hajrie Rondo, e cila vuan nga nje semundje e rende e nuk mundet te perballoje e vetme kurimin.

Thirrja per ndihme ne FB

Miq të nderuar! Bashkë jemi mësuar të ndajmë gëzimet, punët e mira, arritjet, sukseset tona, të cilat i konsiderojmë si të përbashkëta, përsa kohë jemi pjesë e një shoqërie, e pjesë e së tërës, rracës njerëzore. Por, ashtu si të mirat, ne obligohemi të ndajmë edhe fatkeqësitë, ato të cilat nuk na lajmërojnë, ato, që na vijnë kur ne jemi të papërgatitur, kur ne vijojmë të thurim ëndrra e të shtrojmë rrugët e shpresës… Kështu ndodhi edhe me të Madhen, ikonën e skenës dhe kinematografisë shqiptare, aktoren Hajrie Rondo.

Ajo sot vuan nga një sëmundje e rëndë, për të cilën nuk ka mjetet e nevojshme financiare për kurim. Miq të dashur! Hajria, me mbi 120 role, ka dhënë kaq shumë për artin e kulturën shqiptare, duke u bërë "ambasadore" e kulturës sonë edhe jashtë kufijve, prandaj le të japim ne sot dicka për të….

NDIHMOJENI HAJRIEN, SEPSE AJO KA NEVOJË ME SHUME SE KURRE! Ne sapo kemi nisur një fushatë sensibilizuese për dhurim në ndihmë të aktores, bashkohu edhe TI me ne. Në sallën e Bashkisë Fier, ftojmë të gjitha gratë dhe vajzat, të cilat e ndiejnë se mund të japin ndihmë për këtë Grua të Madhe, të bëhen pjesë e nismës sonë. Aktiviteti nis në orën 09.00 Ju mund të jepni kontributin Tuaj për Hajrien edhe në numrin e llogarisë në BKT 526384171




Artikujt e fundit


Reklama

Reklama