Grupi i njohur i hakerëve të Kosovës, “Kosova Hacker’s Security”, është përkujdesur që urimin për festën e 28 Nëntorit, ta çojë edhe në Serbi. Ky grup, gjatë ditës së hënë, ka sulmuar dy faqe interneti të Serbisë, një agjenci lajmesh, dhe një portal të njohur të lajmeve, duke i uruar ata për festën e Flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorin. Sipas një njoftimi dërguar medieve, ky grup, “Kosova Hacker’s Security”, gjatë këtij sulmi, ka arritur të sigurojë 2800 email adresa, usera e fjalëkalime nga portali i njohur www.balkanium.org. “Kosova Hacker’s Security” ne sfond te logos se tyre ne faqet e sulmuara, kane vendosur kenge patriotike shqiptare. Webfaqet e sulmuara nga ky grup, gjatë ditës së sotme, janë:
www.balkanium.org > Portal Informativ
www.duga.tv > Televizion Serb
www.istmedia.rs > Agjenci e lajmeve në Serbi ( Zëri)