Anonymous sulmoi faqen e internetit të Vatikanit javën e shkuar në ‘hakmarrje’ për korrupsionin e bërë nga Kisha Katolike. Faqja e Vatikanit ishte ende e paarritshme deri të mërkuren mbrëma por një zëdhënës tha se bllokimi ishte shkaktuar nga grupi i hakerave. Veprimi u ndërmor pak ditë pasi FBI lëshoi akuza për një përson i lidhur me Anonymous, dhe dy anëtarë të pretenduar të lidhur me Lulsec. Në një deklaratë në gjuhën italiane organizata akuzoi Kishën Katolike se ishte fajtore për një sërë ngjarjes gjatë historisë si shitjen e indulgjencave në shekullin e 16 dhe djegien e heretikëve gjatë inkuzicionit. ‘Anonymous vendosi sot të bllokojë faqen tuaj në përgjigje për doktrinën e liturgjive për absurdin e konceptit të organizatave përfituese përhapur në gjithë botën. Ky atak s’është kundër Kishës Katolike apo besimtarëve në mbarë botën, por kundër korrupsionit në Kishë”- thuhej në mesazhin e hakerave.