Hakeri deshmon kunder kolosit mediatik

Hakeri dëshmon kundër kolosit mediatik

Christopher Tarnovsky, i cili tha se pagesa e tij e parë ishte 20 mijë dollarë kesh, të fshehura në disa pajisje elektronike që dërgoheshin me postë nga Kanadaja, dëshmoi në një proces gjyqësor për spiunazh industrial, ku në bankën e të akuzuarve ishte NDS Group, pronë e News Corp.

Padia është ngritur nga DISH Network Corp dhe vendimi i gjykatës mund të rezultojë një dëmshpërblim qindra milionë dollarë në favor të kësaj të fundit. Avokati i DISH Network e ka paraqitur Tarnovsky-n si një nga dy hakerat më të mirë në botë.

Tarnovsky deklaroi para trupit gjykues së ishte paguar rregullisht për 10 vjet rresht nga Harper Collins, dega e News Corp që merret me botimet. Ai tha gjithashtu se një nga projektet e tij të parë ishte krijimi i një programi piratimi për të vënë në provë sigurinë e sistemit televiziv satelitor, por avokatët e DISH Network pretendojnë se misioni i Tarnovsky-t ishte të hynte në rrjetin satelitor të DISH për të vjedhur kodin e sigurisë dhe pastaj të mbushte tregun me karta “smart” të piratuara, duke i shkaktuar këtij grupi mediatik një humbje prej 900 milionë dollarë në të ardhura dhe kosto riparimi. Gjyqi pritet të përmbyllet gjatë muajit maj.

Nga : gazetastart.com


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama