Hal Robson Kanu, sulmuesi i Uellsit, mahniti të gjithë me golin e shënuar sot kundër Belgjikës. Lëvizja e tij "alla-Krujf", që nxori jashtë loje njëherazi tre mbrojtës belgë, praktikisht ishte vendimtare për fatet e sfidës duke i siguruar ekipit të tij gjysmëfinalen e parë në një Europian.
Por pakkush e di që sulmuesi 27 vjeçar aktualisht është pa skuadër, pasi Riding, klub ku ai kishte luajtur për 11 vjet, e la të largohej si futbollist i lirë më datë 9 maj.
Pas golit ndaj Belgjikës, të gjejë skuadër nuk do të jetë aq e vështirë.