Halili riprezanton Dajen por nuk i vendos objektiva

Halili riprezanton Dajën, por nuk i vendos objektiva

Ilir Daja do të jetë trajneri i Tiranës edhe për dy sezonet e ardhshme, pa asnjë lloj kushti. Kjo është deklarata presidentit të bardhebluve, Refik Halili, gjatë riprezantimit të teknikut ne drejtimin e klubit kryeqytetas.

HALILI-1

"Meqë gjatë gjithë kësaj kohe e kemi parë punën që ka bërë ai, e kemi bindur, duke biseduar që të vazhdojmë bashkë. Nuk do të jetë këtu për një sezon por për dy, pa asnjë lloj kushti", shpjegoi Halili arsyen se pse kishte insistuar të mbante trajnerin i cili dha dorëheqjen meqë nuk arriti të kualifikonte Tiranën në Ligën e Europës.

"Gjatë gjithë kësaj kohe kemi punuar e vazhdojmë të punojmë, i kemi gjerat e qarta. Krahas lojtarëve me të cilët kemi marrëveshje, do të vazhdojmë bisedime me lojtarë të tjerë. Megjithatë, ju them që do të rishikojmë edhe kontratat e kontingjentit aktual, pasi përveç kërkesave të futbollistëve, kemi edhe ne kushtet tona.

Njëherë do të ndajmë gjërat për Europën, pastaj do të tregohemi të kujdesshëm në merkato. Nuk nxitohemi, pasi duam të bëjmë një merkato të fuqishme. Do të jetë një ekip më i mirë se ai i vitit që kaloi. Do të bëjmë edhe një analizë për sezonet e dështuar. Ndërkohë, do të ketë investime edhe për borxhet e trashëguara dhe organizimin e përgjithshëm të klubit, për të shkuar te trofeu që na mungon prej shumë vitesh", shpjegoi Halili.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama