Është vetëm 19 vjeçe dhe prej disa muajsh ajo është bërë një prej femrave ikonë të botës së modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hanah Ferguson ka tërhequr vëmendjen e revistave rozë për shkak të linjave të saj perfekte. Por, cili është sekreti i bukuroshes amerikane?
Shumë e thjeshtë, vetëm sport dhe asgjë më shumë, për të tjerat mendon natyra. Ferguson ka deklaruar se është kundër ndërhyrjeve estetike pasi, sipas saj, stërvitja, palestra dhe vrapi në natyrë janë mjeku më i mirë për trupin e njeriut.
Bukuroshja ka ekspozuar linjat e saj për revistën prestigjioze "Sport Illustrated", duke treguar një formë të shkëlqyer.