Rihapen sot pas 3 javësh të gjitha degët e bankave në Greqi. Bankat e Greqisë qëndrojnë të mbyllura që prej 28 qershorit, në kohën që ende nuk ishte gjetur një zgjidhje nga ndërkombëtarët për shlyerjen e borxhit.
Sipas kushteve të paracaktuara, limiti ditor i tërheqjes së parave nga bankat është 60 euro, ashtu si më parë. Por, nëse nuk janë bërë tërheqje gjatë javës, mund të merren 420 euro në javë.
Pensionistët mund të tërheqin 300 euro në javë. Sot dhe në ditët në vijim, pritet të ketë radhë të gjata të klientëve për të tërhequr para.