Siç raporton siti i të përditshmes britanike, The Independent, katalogu është krijuar vitin e kaluar si instrument i komunikimit për publikun mbi zbulimet e fundit të materies: përmban rreth tetëdhjetë planete me masë materiale të ngjashme me Tokën, por vetëm pak prej tyre vërtiten në orbitë në distancën e duhur nga ylli i tyre, që të mund të garantojnë kushtet e duhura për praninë e ujit në sipërfaqe.
Shtatë planetet në fjalë janë të gjithë më të mëdhenj se Toka. Sipas ekspertëve, megjithatë të rejat e fundit do të vijnë jo nga analiza më të hollësishme të planetëve, tashmë të zbuluar, por nga vrojtime të reja.