Hapesirat publike 15 rruge lirohen brenda per 48 oreve

Hapesirat publike, 15 rruge lirohen brenda per 48 oreve
Lirohen hapësirat publike në 15 rrugë të tjera të kryeqytetit. Ashtu siç kishte paralajmëruar, Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin. Nga sa bëri me dije zyra e shtypit e këtij institucioni, në 48 orët e para të ndërhyrjes, që lidhen me fazën e parë të lirimit të trotuareve, është bërë i mundur largimi i mbi 500 vazove prej betoni dhe plastike që bllokonin kalimin e qytetarëve. “Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë hequr dhjetëra metra linearë kangjella metalike që kishin rrethuar në mënyrë të paligjshme pronën e përbashkët, si dhe janë liruar dhjetëra vend-parkime së bashku me tabelat e reklamimit të vendosura në trotuar”, thuhet në deklaratën për mediat të Bashkisë së Tiranës. Punonjësit e kontrollit të territorit kanë vendosur edhe disa gjoba financiare ndaj subjekteve që kishin bërë ndërhyrje në infrastrukturë. Këto ndërhyrje i përkasin fazës së parë të punës së Policisë Bashkiake, sipas një plani të mirëpërcaktuar. Në fazat e ditëve në vijim do të zbatohet plani për lirimin e trotuareve edhe nga tavolinat e bareve, shitësve ambulantë apo përdorimit të hapësirës publike në mënyrë jo të ndershme nga subjektet private. Policia Bashkiake apelon për mirëkuptim të qytetarëve dhe pronarëve të subjekteve që të respektojnë ligjin dhe t’u binden kërkesave të tij për të liruar hapësirën e përbashkët të të gjithë qytetarëve.

Rrugët

• Bulevardi “Bajram Curri”
• Rr. “Ali Demi”
• “Mihal Grameno”
• “Luigj Gurakuqi”
• Rr. e Dibrës
• Rr. e Barrikadave
• Sheshi “Avni Rustemi”
• Rr “Vëllezërit Huta”
• Rr. “Fadil Rama”
• “Arkitekt Kasemi”
• “Vexhi Buharan”,
• “Tefta Tashko”
• Bulevardi “Marsel Kashen”
• Bulevardi “Zhan Dark”
• Rr. “Hoxha Tahsim”
• Rr. “Johan Fon Han”

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama