Hoteli me 5 yje nuk i ka ngazëllyer të gjithë. Më kritikët në këtë drejtim kanë qenë ambientalistët, që e kanë vlerësuar negativisht projektin që nga fillimi i tij. Sipas ekologjistëve konstruksioni ka dëmtuar seriozisht ishullin. Negativisht ata kanë vlerësuar edhe rrugën më shumë se 30 orë që u është dashur delfinëve për të mbërritur deri në destinacion. Por gjithë kjo nuk duket se ka ndikuar në investitorët që kanë deklaruar se besojnë në këtë projekt. Manjati amerikan Donald Trump ka njoftuar se shumë shpejt do të ngrejë një hotel të vetin në këtë ishull. Ndërsa për vitin 2010 duhet të jetë gati një teatër me 1800 vende.
Gazeta: Shekulli