Hapet i pari hotel 0 yje nje bunker ne Zvicer

Hapet i pari hotel 0 yje, një bunker në Zvicër

Bunkeri nëntokësor mund të presë deri në 54 persona. Sigurisht që mes gjithë mungesave të komoditetit, turistëve nuk do t’u mungojë qetësia. Të vetmet imazhe të botës së jashtë do të vijnë të prezantuara nga një ekran i madh, që do të jetë lidhja me realitetin. Autoritetet i kanë dhënë leje aktivitetit, me një kusht: “Asnjë modifikim në bunker”. Në rast të një katastrofe nukleare, banorët duhet të kenë mundësi të shfrytëzojnë strukturën.

Gjatë luftës të gjitha komunat zvicerane ndërtuan bunkerë nuklearë. Sot, shumë qytetarë ato i kanë transformuar në kantina për verë.Ndërkohë që ky hoteli me “0 yje” është i pari i destinuar për përdorimin publik. Jo vetëm hoteli nuk ka komoditet, por është pajisur me instalimet elektrike dhe hidrosanitare. Një grup prej 15 turistësh ka inauguruar hotelin dhe kanë mbetur shumë të kënaqur. Një gjë është e sigurtë; kanë kursyer.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama