“Letërsia dhe libri janë miqtë më të mirë të qytetarëve. Shenja më e mirë për këtë është se kemi një kthim të trendit, kur ndër vite shkrimtarët i janë futur politikës, këtë vit ky panair shënon një trend revers, politikanët që i janë kthyer librit”, tha në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Ndër politikanët që sjellin librat e tyre në këtë panair është edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, i cili prezantoi kolanën me pesë librat e tij mbi zhvillimet e Kosovës në triedhjetë vitet e fundit.
“Unë kam dashur që më argumente, me foto, me dëshmi, të dëshmoj për një periudhë mjaft të vëshirë të popullit tonë”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në këtë panair marrin pjesë mbi 90 ekspozues, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia e Gjermania. Mes tyre, pas polemikave e debateve të ditëve të fundit, edhe Shtëpia Botuese Dudaj. Pjesë e aktiviteteve që do të zhvillohen janë 40 promovime autorësh dhe librash të rinj, zhvillime diskutimesh mbi tema profesionale dhe ndarja e përvitshme e cmimeve. Panairi do të zgjasë deri më 13 nëntor.