Drejtori i kësaj qendre thotë se ky nuk është një trillim shkencor, por do të jetë një trajnim ‘ditë pas dite’ dhe shumë i pranishëm pas një dekade. Kjo qendër gjithashtu do të hetojë se si kanceri fillon dhe bëhet i qwndrueshwm ndaj barnave.
Fusha e kërkimeve mbi kancerin po zhvillohet me shpejtësi dhe nuk po mbetet vetëm në përcaktimin e vendit se në ç’pjesë të trupit ndodhet kanceri. Përkundrazi, doktorët dhe shkencëtarët po kërkojnë me ngulm më në thellësi të gjërave për të kuptuar ç’po shkon keq në brendësi të qelizave kancerogjene.
Sipas tyre një tumor mund të ketë mbi 100 mijë mutacione gjenetike dhe këto ndryshojnë me kalimin e kohës.