Rinumërimi i kutive të qarkut të Lezhës ka pasur dje në KQZ dhe anën gazmore teksa janë zbuluar fletë votimi të cilat janë shpallur të pavlefshme, por në to ka pasur mesazhe revolte të qytetarëve. Në një fletë votimi në të cilën ishte votuar Lëvizja Socialiste për Integrim, qytetari që kishte votuar kishte shkruar në vend të shenjës fjalët “Dua shtëpi”. Ndërsa në një fletë tjetër, e cila ishte shkruar në të gjithë sipërfaqen e saj, ishte shkruar: “Zotërinj, jeni bërë shumë të lodhshëm”. Po ashtu, nga fletët të cilat nuk kanë shpëtuar pa komentet e anëtarëve të KQZ-së, por edhe pa komentet e numëruesve, ishte dhe ato me mesazhe me të shara, ku nuk mungonin “Fuck”, “Robt”. Po ashtu dhe shkrime gazmore: si: “Urime çiftit” apo dhe të shara nga nëna.