Këto foto të jashtëzakonshme tregojnë se një tufë me lule është simbol dashurie edhe në botën e kafshëve. Një hardhucë mashkull tërheq vëmendjen e një femre me një tufë lule. Pasi pranon lulet, hardhuca femër dhe ajo mashkull formojnë një zemër. Megjithatë jo gjithçka shkon mirë, hardhuca femër rrëshqet, por partneri i saj është gati për t’i zgjatur dorën. Momenti final i dashurisë është kapur nga fotografi Aleksei Timoshenko.