Më parë përcaktonte termi Hardware në Anglisht copa metali,me të cilat forcoheshin prodhime druri,me qëllim për të rritur cilësine(forcën,përdorimin e jetëgjatësine)e tyre.
Sot përdoret Hardware [Harduer] ndër të tjera për Pajisje përbërëse në një Sistem Kompjuterik(Njehsor).Këtu hyjnë të gjithë grupet ndërtuese (Procesori,Kujtesa RAM,etj.) dhe aparatet rrethuese. Më thjeshtë në Hardware hyn çdogjë që mund të preket.Përkundrazi përcaktohen si Software Programet e te dhënat (që nuk mund të preken).
Në Hardware hyjnë:
Mjetet dhënëse ( Shtypësi[printer],Ekrani,Beamer,Zëforcuesi...)
Mjetet futëse ( Tastiere,Mi,Joystick...)
Mjetet ruajtëse (Disk,Rrufe[Flash]kujtesë,pajisjet CD-ROM disk,DVD disk,Zip disk,Jaz disk...)
Kartat shtesë ( shtuese ) ( Karta Pamore[grafikës],Karta e Zërit,Karta Rrjetit,TV-karta,ISDN-Karta,USB-Karta...)
Mjetet lexuese( lloje të ndryshme Scaner ose Kërkues ) dhe
Pjesa themelore e ndërtimit të Njehsorit( kompjuterit ) siç është pllakëza amë (anglisht quhet edhe: Mother- apo Main-board),Çipi,Procesori dhe Kujtesa (RAM).