Harito Bashkepunimi me Kosoven per Reforma ne Administraten Publike nje nga 5 prioritetet e integrimit ne BE

harito-TIRANË, 14 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Ministrja për Inovacion dhe Administratë Publike, Milena Harito deklaron se ka nisur bashkëpunimi me ministrin për Administratën Publike të Republikës së Kosovës për planin e veprimit të Strategjisë Ndërsektoriale për reformën, mbështetja buxhetore sektoriale dhe bashkëpunimi në fushën e trajnimeve për Administratën Publike.

Ministrja për Inovacion dhe Administratë Publike, Harito në nje status të saj ne Facebook shprehet se "Me ministrin për Administratën Publike të Republikës së Kosovës, Mahir Yagcilar me të cilin shkëmbyem përvojat në drejtim të ecurisë së reformave në Administratat Publike respektive. Plani i veprimit të Strategjisë Ndërsektoriale për reformën, mbështetja buxhetore sektoriale dhe bashkëpunimi në fushën e trajnimeve për Administratën Publike kanë qenë në fokus të bashkëbisedimit me homologun kosovar. Reforma në Administratën Publike është një nga 5 prioritetet në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian dhe qeveria shqiptare i ka kushtuar asaj vëmendje maksimale" shkruan Harito.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama