Është i pakontestueshëm fakti se njeriu bashkëkohor përjeton krizë të thellë të humanitetit, sepse nuk mund të komentohen ndryshe dukuritë problematike që sa vijnë e shtohen. Por nuk arrin të shikosh një media ndërkombëtare të ketë kaq shumë politikë në edicionet e lajmeve, të ketë kaq debate politike në emisione, të ketë kaq shumë orë transmetimi pasqyrime të realitetit politik të një vendi kaq të vogël, siē ndodh tek ne. Shqipëria është një vend ekzemplar, aq sa njerëzit, jo rrallëherë, në vend të merren me punët e tyre, i braktisin ato dhe merren me politikën e ditës.
Një konstatim i tillë nuk është rëndë të nxirret dhe nuk paraqet kushedi ēfarë përfundimi spektakolar, sepse edhe më i pashkolluari, e kupton që këtu politika ka zaptuar ēdo mendje, zemër dhe shpirt njerëzor. Por dëmet e këtij konstatimi janë të pallogaritshme, siē mund të jenë dëmet që sjell interneti për ata që rrinë me orë të tëra pranë tij. Të jesh “online”, gjithnjë e më teknologjik (nënkupto politik). Kjo është ēështja! Por, me përdorimin e shumtë të internetit është shtuar edhe rreziku për të shpërdoruar gjithēka. Njerëzit shkëmbejnë me njëri-tjetrin numra telefonash, fotografi provokuese dhe janë gati të takohen edhe me të panjohur, të zihen dhe më pas të vriten. Sipas amerikanes “New York Times”, njerëzit jetojnë gjithmonë e më shumë “të lidhur” me internetin dhe mjetet teknologjike. Gjithnjë e më shumë, duke përdorur ‘Smartphone’, kompjuter, televizorë apo ēdo lloj tjetër objekti elektronik, e duke bërë shumën e të gjitha këtyre, arrihet në përfundimin se realiteti virtual zë të paktën 12 orë nga jeta e njerëzve. Ndërsa realiteti politik në Shqipëri edhe mund t’ia kalojë këtij orari, për fat të keq.
Është ndryshe të flasësh për kulturë politike, sepse tek e fundit kjo përbën botëkuptimin e individit mbi rolin dhe përgjegjësitë e tij si shtetas në një sistem politik pluralist e demokratik. Ashtu sikurse është ndryshe të flasësh për kulturë kibernetike dhe të kesh të gjitha pajisjet elektronike në zyrën apo shtëpinë tënde, sepse janë të nevojshme. Nga ana tjetër, të merresh gjithë ditën dhe të lësh “kokën” pas tyre, kjo do të thotë të mos duash siē duhet jetën tënde ose të shkëlqesh në një moment dhe të humbasësh përgjithmonë. Në Shqipëri, ka njerëz me kulturë politike më të madhe sesa vetë politikanët që janë aktivë në jetën politike të vendit, pasi janë koshientë që vendimet dhe qëndrimet e shtetit ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e përbashkëta kombëtare apo interesat e ngushta personale.
Megjithatë, në këtë realitet, njerëzit që kanë një kulturë të ulët politike, janë ata që zgjedhin të merren me të, sepse e shikojnë si mjet të shpejtë pasurimi dhe fame. Por, të bësh politikë do të thotë të mbrosh bindjet dhe interesat e tua në një proces politik të rregullt, por që tek ne nuk rezulton të jetë i tillë. Nuk duhet menduar se ka divergjenca në mes krizës morale të politikës dhe krizës humane të njeriut bashkëkohor, sepse politikën e bëjnë njerëzit, dhe ajo është reflektim i ndërtimit dhe bazës ideologjike e morale të protagonistëve të cilët bëjnë politikë. Megjithatë politika ka vendin e saj, jashtë njeriut, jo brenda venave të tij.
Pasioni tradicional i shqiptarëve për politikë, në thelb nuk po zhbëhet, ai po modifikohet, po përsoset. Ai po rikthehet jo si intuitë e tifozllëk pasiv i njerëzve të shtypur, të varfër dhe të mashtruar, por si dije e tyre, si veprim, si protagonizëm inteligjent njerëzish të lirë, si shpresë se do të vijë një ditë, në të cilën trysnia e shoqërisë së sonë mbi ushtruesit e saj do t’i detyrojë këta t’i afrohen kulturës së shërbimit për popullin. Është e njëjta gjë si me adoleshentët, të cilët i janë kushtuar teknologjisë me mish e me shpirt për të arritur një ditë të bëjnë “ēudira”. Por të dyja palët, si adoleshenti “popull” ashtu edhe adoleshenti teknologjik, janë thjesht pjesë e komanduar e një sistemi që i ēon në hullinë e vet dhe i braktis, duke i lënë të vetmuar në pasojat e dëmeve që në njëfarë mënyre e përgatitën vet.