Harrojeni Lek Plepin si fenomen ne rrjetet sociale tani eshte koha e Nard Ndokes

Harrojeni Lek Plepin si fenomen ne rrjetet sociale, tani eshte koha e Nard Ndokes
Rrjetet sociale ndonjëherë tregohen të pamëshirshme. Kur në SHBA plasi humori për aktorin Chuck Norris, ai i ndje keq, por sa më keq të ndjehesh, aq më shumë i bën dëm vetes sepse tallja do thellohet. E kështu Chuck Norris e pranoi me të qeshur se ishte bërë objekt batutash. Pak kohë më vonë në Shqipëri, një personazh u shfaq krejt papritur. Një këngëtar riosh, i quajt Lek Plepi, u bë epiqendra e batutave në rrjet. Por krejt papritur, në rrjetë ka rënë Nard Ndoka, kreu i demokristianëve, për të cilin janë ngritur disa faqe në rrjetet sociale, me batuta në emër të tij. Duket se si frymëzim ka shërbyer emisioni i Top Channel, Pop Channel. Ja disa nga batutat pikante, të vendosura në gojën e Nard Ndokës.

-Uji i nxehtë është më i nxehtë se uji i ftohtë.
-1000- lekëshi është i barabartë me dy 500- lekësha.
-Në verë bëhet vapë.
-Nuk është mirë kur je keq.
-Gjërat duhet t’i shikojmë në dy këndvështrime, në këndvështrimin e parë dhe në këndvështrimin e dytë.
-Ai që është i varfër, nuk është i pasur.
-Dortmund- Real del 1, X ose 2
-Nuk ka duhanpirës që nuk e pi cigaren.
-Erion Braçe është i shkurtër sepse ai nuk është i gjatë.
-Kur pi shumë alkool, bëhesh tapë.
-Kujdes! Kur mbyll sytë, nuk shikon.
-Dritat e gjata janë më të gjata se dritat e shkurtra.
-Kush fiton gjysmëfinalen, kalon në finale.
-Pirja e cigares shkurton cigaren.
-Njerëzit që festojnë më shumë ditëlindje, jetojnë më shumë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama