Harrojne te mbyllin banken

Harrojnë të mbyllin bankën

Udhëheqësi i bankës Barclays në këtë qytet të premten në mbrëmje normalisht e ka mbyllur bankën, i ka kontrolluar të gjitha dhe ka shkuar në shtëpi. Megjithatë, pak orë më vonë kanë shkuar në bankë dy menaxherë për të marrë disa letra dhe gjatë largimit kanë harruar t’i mbyllin dyert. Kështu banka ka qenë e hapur dhe praktikisht u ka thënë “mirë se vini” kriminelëve lokal, por për fatin e pronarit këtë nuk e ka vërejtur askush. Duke parë së dyert janë të hapura, të shtunën ka hyrë në bankë një pensionist.

Është çuditur se si askush nuk ishte brenda dhe se dritat ishin të fikura, prandaj menjëherë e ka alarmuar policinë. Me hulumtimin e bërë është vërtetuar se gjatë natës askush nuk kishte hyrë në bankë dhe se asgjë nga banka nuk po mungonte. "Këso gjërash nuk guxojnë të ndodhin. Do të hulumtojmë se çfarë ka ndodhur, por gjithsesi do të gjejmë një mënyrë të falënderojmë qytetarin e ndershëm i cili ka lajmëruar policinë", ka thënë zëdhënësi i bankës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama